KATEGORIA E PARË/ Vora nuk di të ndalet, prezanton transferimin e tetë në merkato…

Vora nuk ka të ndalur në këtë sesion merkatoje. Ekipi i drejtuar nga Artan Mërgjyshi pasi siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë ka filluar nga puna për krijimin e një skuadre kompetitive. Pas rinovimit me disa lojtarë dhe pas shumë largimeve ata gjithashtu kanë bërë shumë afrime.

Ditën e sotme, vorakët kanë bërë transferimin e 8-të gjatë merkatos së verës. Vora ka nënshkruar me sulmuesin e Besës, Odirah Ntephe. 29-vjeçari i dha fund aventurës së tij me verdhezinjtë ku u transferua verën e kaluar nga Burreli.

Këtë sezon Ntephe zhvilloi plot 22 ndeshje me Besën ku arriti të shënonte vetëm 2 gola. Kujtojmë sulmuesi nigerian e njeh mirë Kategorinë e Parë, pasi ka luajtur për disa skuadra si Bylis, Burreli dhe së fundmi Besa.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont