KATEGORIA E PARË/ Vora blindon vendin e 3-të me fitoren ndaj Luzit, Burreli-Besa barazim që nuk ka vlerë

Përfundojnë 2 ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Vora mposhti 3-1 Luzin në shtëpi duke marrë 3 pikët e rradhës që e konsolidojnë në vendin e 3-të edhe për këtë javë. Fitorja u erdhi nga ‘stoli’ teksa u desh futja e Albi Xhabrahimit për të shënuar 2 golat e fitores. Luzi del pa pikë dhe mbetet në vendin e 10-të me 12 pikë.

Ndeshja tjetër mes Besës dhe Burrelit u mbyll pa gola me skuadrat që ndajnë nga 1 pikë që i shkon për shtat matjanëve që ruajnë distancën me zonën e ftohtë dhe ngjiten në vendin e 8-të jashtë Play-Out me 16 pikë, 1 më shumë se Kastrioti që ka 1 ndeshje më pak. Kavajasit shpërdoruan edhe një 11-metërsh në pjesën e parë duke zhgënjyer sërish teksa mbeten në vendin e 11-të me 12 pikë në zonën e rënies.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës