250
Dy ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë që u luajtën sot u mbyllën në barazim. Apolonia dhe Flamurtari kanë barazuar në shifrat 1-1 në Fier, ndërsa Lushnja ka barazuar në shtëpi në shifrat 2-2 me Tomorin.
Por ky rezultat “vret” disi për lushnjarët, pasi e nisën takim mbarë duke shënuar dy gola në 12 minuta e para të pjesës së parë. Por beratasit nuk dorëzohen dhe marrin një pikë me vlera duke përmbysur deri diku Lushnjën. Flamurtari ishte i Pari që kaloi në avantazh në Fier, por Apolonia barazoi nga pika e bardhë e penalltisë, ku shënoi portieri Harizaj, Ndeshja tjetër e planifikuar për sot, Kastrioti-Bylis u shty për një ditë tjetër për shkak të kushteve atmosferike.