KATEGORIA E PARË/ Supermacinë e Bylist nuk e thyen as Lushnja, Mustafa Ba shënon për Besën! (REZULTATET)

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë, teksa rezultate të rëndësishme janë marrë nga skuadrat që kanë zbritur në fushë.

Apolonia ka triumfuar në shtëpi 1-0 ndaj Tomorit. Golin e fitores e shënoi Omeri në minutën e 31-të të takimit. Po 1-0 ka fituar edhe Burreli ndaj Korabit, teksa golin vendimtar e shënoi Kastrati në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Besa e Kavajës ka siguruaer 3 pikët pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Tomorit. Kavajasit kanë triumfuar 2-0, ku Emini 60’ dhe MUstafa Ba 79-të do t’u jeonin fitoren. Në këtë mënyrë sulmuesi senegalez ka debutuar me gol te Besa, i cili u ble nga Trepça për shifrën e 100 mijë eurove.

Bylisi nuk njeh rivalë, ndërsa ka fituar 2-0 ndja Lushnjes në transfertë. Golat u shënuan nga Aboubacar 14′ dhe 62′.

Ndërkohë festival golash pati në  Vorë, ku vendasit triumfuan 4-2 ndaj Kastriotit. Prengaj 19′, 38′, 55′, dhe Tafa 48′ do të bënin të pavlefshme golat e Marinaj 39′ dhe  Kapllanit 59′.

Apolonia 1-0 Luzi (Omeri 31′)

Besa 2-0 Tomori (Emini 60’/ Mustafa Ba 79′)

Burreli 1-0 Korabi (Kastrati 45′)

Lushnja 0-2 Bylis (Aboubacar 14′, 62′)

Vora 4-2 Kastrioti (Prengaj 19′, 38′, 55′, Tafa 48′ / Marinaj 39′, Kapllani 59′)

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës