Janë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë, teksa rezultate të rëndësishme janë marrë nga skuadrat që kanë zbritur në fushë.
Apolonia ka triumfuar në shtëpi 1-0 ndaj Tomorit. Golin e fitores e shënoi Omeri në minutën e 31-të të takimit. Po 1-0 ka fituar edhe Burreli ndaj Korabit, teksa golin vendimtar e shënoi Kastrati në minutën e 45-të të pjesës së parë.
Besa e Kavajës ka siguruaer 3 pikët pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Tomorit. Kavajasit kanë triumfuar 2-0, ku Emini 60’ dhe MUstafa Ba 79-të do t’u jeonin fitoren. Në këtë mënyrë sulmuesi senegalez ka debutuar me gol te Besa, i cili u ble nga Trepça për shifrën e 100 mijë eurove.
Bylisi nuk njeh rivalë, ndërsa ka fituar 2-0 ndja Lushnjes në transfertë. Golat u shënuan nga Aboubacar 14′ dhe 62′.
Ndërkohë festival golash pati në Vorë, ku vendasit triumfuan 4-2 ndaj Kastriotit. Prengaj 19′, 38′, 55′, dhe Tafa 48′ do të bënin të pavlefshme golat e Marinaj 39′ dhe Kapllanit 59′.
Apolonia 1-0 Luzi (Omeri 31′)
Besa 2-0 Tomori (Emini 60’/ Mustafa Ba 79′)
Burreli 1-0 Korabi (Kastrati 45′)
Lushnja 0-2 Bylis (Aboubacar 14′, 62′)
Vora 4-2 Kastrioti (Prengaj 19′, 38′, 55′, Tafa 48′ / Marinaj 39′, Kapllani 59′)