KATEGORIA E PARË/ Korabi surprizon në frymën e fundit Bylisin, Flamurtari nuk e diskuton Lushnjen (REZULTATET)

Korabi ka mposhtur 2-1 Bylisin në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Korabi”. Fillimisht do të  gjenin golin vendasit me anë të Taulant Markut në  minutën e 55-të. në të 71-të do të barazoheshin shifrat, ku Flamur Ruçi do të mposhte Qyranin. Goli i fitores nga ekipi i Shpendi Kumbarçes do të vinte në minutat shtesë, teksa në të 92-tën do të shënonte për t’i dhënë fitoren ekipit.

3-0 ka fituar Flamurtari ndaj Lushnjes. Golat për vlonjatët u shënuan nga De Oliviera 44’, Pjeshka 62’ dhe Leshi në minutën e 69-të. Surprizën e ka shkaktuar Luzi. Kavajasit  kanë mposhtur 3-1 Kastriotin. Golat u shënuan nga itodo 33’, 92’ dhe Treni 65’të pëer Luzin dhe Cela 35’të për krutanët.

1-0 ka fituar Burreli ndaj Apolonisë, me golin e shënuar nga Farruku që në minutën e 9-të, teksa Vora mposhti po 1-0 Tomorin. Skuadra e Klodian Arbrit do të shënonte me Raboshtan në minutën e 52-të.

BURRELI – APOLONIA 1 – 0 (Farruku 9′)

FLAMURTARI – LUSHNJA 3 – 0 (De Oliviero 44′, Pjeshka 62′, Leshi 69′)

LUZI – KASTRIOTI 3 – 1 (Itodo 33′, 93′, Treni 65′ / Cela 35′)

TOMORI – VORA 0 – 1 (Raboshta 52′)

KORABI-BYLIS 2-1 (55′ Marku T, 90+2′ Buci B/ 72′ Ruci F)

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)