Kategoria e Parë, java e gjashtë me përballje interesante, spikat takimi Burreli-Lushnja

by S.M

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë pritet të dhurojë përballje sat ë bukura, aq dhe interesante. Besa drejtuar nga Mirel Josa pas barazimit ndaj Lushnjes javën e kaluar, do të kërkojë me patjetër të blindojë vendin e parë, por duhet të bëjë kujdes ndaj një Apolonise të plagosur, që kërkon të rimëkmbët dhe të largohet nga zona e ftohtë e renditjes  me 4 pikë të koleksionuara.

Në takimet e tjera, Flamurtari do të presë Valbonën, një takim që në letër duket e lehtë për ekipin vlonjat. Në takimet e tjera, Vora do të presë skuadrën e Pogradecit, Kukësi do të tentojë të marrë fitoren e dytë radhazi ndaj Korabit në stadiumin Zeqir Ymeri, ndërsa një përballje interesante është ajo mes Burrelit dhe Lushnjes. Java e gjashtë do të mbyllet të dielën me sfidën Erzeni-Kastrioti, përballje që do të luhet në orën 16:00. Ekipi shijakas ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë dhe asnjë gol i shënuar dhe skuadra e Justin Bespallës kërkon me patjetër pikë ndaj një kundërshtari si Kastrioti që vjen me moral të lartë pas fitores ndaj Burrelit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.