KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani e Bylis, në Superiore që në javën e ardhshme… objektivi është titulli kampion

AF Elbasani-Bylis

Kategoria e Parë zhvilloi ditën e shtunë përballjet e javës së 28-të. Në luftën për ngjitjen në Superiore, AF Elbasani fitoi në transfertë ndaj Korabit me shifrat 2-3, ndërsa Bylis ia doli ndaj Lushnjes të merrte një sukses 1-2.  Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.

LLOGARITË E KALIMIT NË SUPERIORE

Në fakt gjithçka mund të zyrtarizohet të shtunën, kur do të zhvillohen edhe ndeshjet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundit i kampionatit, Elbasanit i duhet vetëm 1 pikë për të festuar ngjitjen në Superiore, pasi aktualisht janë 15 pikë mbi Flamurtarin e vendit të 3-të.

Ndërkohë nga krahu tjetër Bylisit i duhen 3 pikë për të festuar gjithashtu rikthimin në Superiore pas një viti. Ndërkohë në 4 javët e mbetura më pas Elbasani dhe Bylisi do të duhet të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për titullin kampion të Kategorisë së Parë.

FLAMURTARI-TOMORI 3-1

APOLONIA-VORA 2-1

KORABI-ELBASANI 2-3

LUSHNJA-BYLIS 1-2

KASTRIOTI-LUZI 2008 1-0

BURRELI-BESA 0-1

LEXO MË SHUMË:KATEGORIA E PARË/ Transferta delikate për Elbasanin dhe Bylisin, java e 28-të me përballje emocionuese

 

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës