Kategoria e Parë/ AF Elbasani bën merkato pasanikësh, firmos lojtari që ka fituar 4 tituj në Shqipëri, synohet edhe…

AF Elbasani është skuadra surprizë e dy viteve të fundit në Shqipëri. Drejtuesit kanë projekt ambicioz dhe duan një skuadër kompetitive dhe konkuruese për të tentuar edhe ngjitjën në elitë. Për këtë emra të njohur dhe më eksperiencë që e njohin Superioren po tentohen nga krerët e verdheblutë.

Mësohet se Gerhard Progni ka firmosur me verdheblutë. Sulmuesi i njohur ka fituar 4 herë titullin kampion në kampionatin shqiptar. Eksperienca e tij do të ndihmonte Nevil Deden në rrugën drejt Superiores.

Por jo vetëm kaq, pasi po synohet edhe një tjetër futbollist që i njeh çdo cep të kampionatit shqiptar. Edon Hasani i cili u largua nga Kastrioti është shumë afër marrëveshjes. Kujtojmë se mesfushori shkodran gjithashtu ka fituar titullin kampion 2 herë. Një me Kukësin dhe më pas me Tiranën.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën