307
Besa e Kavajës nuk heq dorë lehtë nga lojtarët që i kosideron pjesë të rëndësishme të planeve për sezonin e ri. Skuadra kavajase ka refuzuar një ofertë nga jashtë vendit për shërbimet e portierit, Mustafë Abdullahu.
Oferta thuhet se ka ardhur nga një ekip rumun, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa oferta kapte shifrën ee 80 mijë euro.
Përpos shumës, klubit iu afrua të mbante edhe 20% të kartonit të lojtarit, por mësohet se drejtuesit kanë refuzuar diçka të tillë. Besa kërkon ta kenë në skuadër edhe për sezonin, pasi drejtuesit janë të bindur se lojtari me paraqitjet e tij do të mund të tërheqë rreth vetës të tjera skuadra nga ku ofertat do të jenë më të mëdha.