KATEGORIA E DYTË/ Zbulohen dy skuadrat që kalojnë në finalen e “Play-Off”, ja kush janë kundërshtarët e Lushnjes dhe Burrelit (video)

Mbyllen gjysmëfinalet e Play-Off të Kategorisë së Dytë teksa Valbona dhe Pogradeci arrijnë të fitojnë përballë Veleçikut dhe Labërisë.

Për Valbonën nisi në mënyrën më të mirë sfida teksa kundërshtari u ndëshkua me të kuq që në fillim dhe më pas arritën të shënonin edhe golin e avantazhit. Në të dytën erdhi edhe goli i qetësisë ndërsa pak minuta nga fundi, Veleçiku do të ngushtonte diferencën por pa mundur të barazonte deri në fërshëllimën e fundit.

Pogradeci nga ana tjetër iu fal vetëm një goli të Topllarit në minutën e 91’ për të shpërthyer festën në Egnatia Arena. Liqenorët do të përballen me Burrelin ndërsa Valbona me Lushnjen në 2 finalet që do të përcaktojnë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)