Katari e mbulon me para David Beckhamin/ Legjenda angleze do të jetë imazhi zyrtar i Kupës së Botës 2022

David Beckham është një legjendë e futbollit, pasi ka luajtur për klube të mëdha dhe Kombëtaren e Anglisë.

Legjenda angleze është tërhequr që disa vite nga futbolli dhe tani është president i skuadrës amerikane Inter Miami.

Por anglezi vazhdon të jetë një nga personat më të kërkuar në botën e sportit, për të qenë imazhi i klubeve apo organizatave të ndryshme.

46-vjeçari ka arritur marrëveshje me shtetin e Katarit të cilët do ta mbulojnë me para atë.

The Sun ka raportuar se Beckham do të jetë imazhi zyrtar i Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Gjithnjë sipas tabloidit anglez Becks ka arritur një marrëveshje 10 vjeçare me Katarin nga e cila do të fitojë në total 150 milionë funte, apo 15 milionë pagë vjetore.

Përveç që do të jetë imazhi zyrtar i Kupës së Botës, Beckham do të përkujdeset që Beckham të reklamojë bukuritë natyrore të Katarit, plazhet e shumta dhe hapësirat publike.

Gjithashtu legjenda angleze do të luftojë edhe për të drejtat e barabarta të grave, si dhe gjatë Kampionatit Botëror do të mund të shpalosen edhe flamujt e komunitetit LGBTI.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës