Kastrioti lë me pasoja AF Elbasanin, Nevil Dede nuk do të ketë dy titullarët ndaj Vorës

by S.M

AF Elbasani dhe Kastrioti zhvilluan mes tyre sfidën e parë të sezonit në Kategorinë e Parë. Kjo përballje pëërfundoi 1-1, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë.

Por përveç dy pikëve të humbura nga elbasanasit, duket se krutanët i kanë “sakatuar” edhe me lojtarë. Dy titullarët e Elbsanit nuk do të jenë të gatshëm për duelin e ardhshëm me Vorën.

Bëhet fjalë për Edon Hasanin, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe do të jetë mungesë e sigurtë për duelin e ardhshëm. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, një tjetër lojtar u dëmtua gjsatë një dueli me portierin e krutanëve. Spartan Ajazi ka marrë një dëmtim në shpatull, që e cila bën me “dhimbje koke” Deden, pasi duhet prarë edhe shkalla e dëmtimit të lojtarit.

Nevil Dede tashmë duhet të mendojë për zëvendësuesit dhe ndaj Vorës nuk do të tolerojë rezultat tjetër përveç fitores.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.