Kastrioti, Egnatia është bileta e fundit për mbijetesën. Çela për RTSH Sport: Ne nuk dorëzohemi!

Gara për mbijetesën në Superiore është mjaft interesante, ku kanë mbetur dhe 4 javë nga fundi, nga Erzeni deri tek Kastrioti janë në vorbullën e rënies nga kategoria. Ekipi krutan ndodhet në vendin e fundit dhe kërkon me patjetër të dalë nga ky moment i keq.

Ditën e mërkurë, në Elbasan Arena, Kastrioti do të presë Egnatian, kundërshtar  që si objektiv kryesor ka fitoren për të blinduar vendin e parë dhe zonën e Europës. Trajneri i Kastriotit Emiliano Çela ka folur në prag të ndeshjes. “Kemi disa mungesa pasi disa lojarë po shlyejnë ende ndeshjet për të cilat janë pezulluar, por do të mundohemi që ti zëvendësojmë siç duhet”, pohoi Emiliano Çela.

Barazimi në javën e fundit ndaj Vllaznisë ishte një lloj frymarje për ekipin e Çelës që i dha mundësinë ti afrohej Kukësit, që ndodhet në zonën e playoutit dhe diferenca është 5 pikë larg. Krutanët kanë humbur vetëm 2 nga 6 ndeshjet e fundit, por tashmë nuk u lejohen më gabime, nëse duan që të shmangin rënien direkte. Emiliano Çcela ka besim se skuadra mund te arrijë të bëjë diçka. “Ne nuk dorëzohemi pasi nuk kemi rënë matematikisht nga kategoria. Do të bëjmë ç’mos që të vazhdojmë të jemi pjesë e Superiores edhe pse shikoj se skuadra është pak e lodhur”, tha tekniku krutan.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)