Kartoni i kuq prishi ekulibrat e Erzenit, pas Tiranës Mensah i jep një tjetër fitore Partizanit (video)

by KLIKOJE.AL

Partizani merr një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit, në një takim që rezultoi shumë i luftuar. “Të Kuqtë” e kryeqytetit bindën me rezultatin 1-2, duke ruajtur trendin e fitoreve, ndërsa shijakasit nga ana tjetër nuk ia dalin që të vazhdojnë me ecurinë pozitive.

Ky takim rezultoi shumë i luftuar, me kryeqytetasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 27’ me Carën. Shijakasit nga ana e tyre tentuan që të gjenin barazimin, megjithatë në minutat shtesë të fraksionit hapës morën një tjetër goditje, pasi në minutën e 45+4’ Kahrimanovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Megjithatë në pjesën e dytë Erzeni u tregua edhe më kërkues dhe në minutën e 64’ Meçja shënoi golin e barazimit. Partizani nga ana tjetër nuk u dorëzua dhe në minutën e 89’ gjeti golin e triumfit me Mensah.

Pas javës së nëntë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të shtatë me 11-të pikë, teksa Partizani renditet në vend të dytë me 17 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por duhet theksuar se kryeqytetasit numërojnë një ndeshje më pak.

.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.