Kaq vlen “KOKA E DEMAVE” për Refik Halilin, presidenti i Tiranës jep premion e majme për fitoren ndaj Partizanit

by KLIKOJE.AL

Atëherë kur dukej i fituar, titulli kampion është më i rrezikuar se kurrë për Tiranën, që i frikësohet tani një parakalimi në katër metrat e fundit të finishit. 5 pikët ishin garancia absolute se çfarëdo të ndodhte në derbi, Partizani do të mbetej prapa dhe në tre ndeshjet e sprintit final, kalendari është njësoj i komplikuar për të dy.

Për të motivuar lojtarët ka menduar presidenti Refik Halili, i cili siç e ka bërë “zakon” shpërndarë premio në ndeshje të tilla.

Bëhet e ditur se plot 50 mijë euro do të marrin kampionët aktualë. Kjo shumë do iu shpërndahet lojtarëve dhe stafit. Një shifër e majme kjo nga kreu i bardhebluve, i cili ka “lëshuar” dorën dhe fitorja ndaj demave “vlen” 50 mijë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.