Kontrollorët e trafikut ajëror në Rinas kanë vijuar grevën edhe ditën e sotme duke sjellë mbylljen e kullës së vrojtimit. Për pasojë është bërë e pamundur ulja e avionëve në pistë.
Një avion pasagjerësh që vinte nga Greqia ka qëndruar në pritje rreth 30-minuta mbi aeroport dhe për shkak pamundësisë për ulje është detyruar të kthehet drejt destinacionit nga ishte nisur.
Në aeroport pritet të shkojë dhe vetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku për të negociuar me kontrollorët për rinisjen e punë. Ndërkohë kontrollorët kanë hartur një plan me 5 pika, realizimi it ë cilave sipas tyre do të zhbllokojë ngërçin e krijuar.
Kërkesat e kontrollorëve:
Rikthim i kolegëve në punë
Shfuqizim i vendimeve të bordit
Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive
Transparencë financiare e plotë për vitin 2020
Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi