“Kanë faj të dyja”/ Elona Duro tregon hapur defektin e Bora Zemanit dhe Olsës

by KLIKOJE.AL

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Elona Duro, ka qenë e ftuar ditën e djehsmë në emisionin “E Diell” dhe ndër të tjera është pyetur edhe për defektet që ka Bora Zemani dhe Olsa Muhameti. E kush mund t’i përgjigjej më mirë kësaj pyetje se sa Elona, e cila ka qenë disa herë pjesë e Përputhen nën statusin e opinionistes në “Përputhen Prime” dhe një javë moderatore e programit ditor.

Elona u shpreh se Bora Zemani vonohej gjithmonë në fillim të programit, ndërsa shtoi se fajin për këtë e kishte Olsa.

“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik”, u shpreh ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.