Kampionat me mirëkuptime, pas eleminimit nga Kupa, Vllaznia mposht Egnatian dhe blindon vendin e dytë

by KLIKOJE.AL

Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase me shifrat 0-1, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit. Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër. Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të ud

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.