Ishte në konfliktin Armeni-Azerbajxhan, UEFA vendos një ushtar për arbitër në sfidën e Dinamos

by KLIKOJE.AL

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen Altetic Escaldes-Dinamo në Europë. Për sfidën e parë do të ketë gjyqtarë nga Irlanda e Veriut. Tim Marshall si kryesor, Georgios Argyropoulos dhe Ryan Kelsey janë asistentët e tij do të vendosin drejtësi në Andorrë. Si i katërt është caktuar Tomas Antoni Klark. Në anën tjetër, Kamal Umudlu do të jetë kryesori i duelit për ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Conference League.

Azerbajxhanasi kthehet pas dy muajsh në Elbasan. Në maj vendoste drejtësi në Europianin U-17, ndërsa Shqipëria sfidoi Gjermaninë dhe këto të fundit fituan 0 me 4. Në vitin 2020 arbitri Kamal Umudlu mori pjesë në luftën Armeni-Azerbajxhan i cili ishte aktiv në operacionet për çlirimin e rretheve Fuzuli, Jabrayil dhe Zangilan nga Armenia. Asistentët e tij në Elbasan do të jenë Namik Husejnov dhe Vusal Mamadov. Gjyqtar i katërt është caktual Tural Kurbanov. Sfida në Elbasan do të luhet më 31 korrik prej orës 20:45.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.