125
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka treguar gjithë të vërtetat e saj, duke u ndalur edhe te financat e saj.
Sa e pasur është Aleksia Peleshi? Në përgjigjen e saj të fundit, Aleksia ka lënë të kuptohet se asgjë nuk është siç mendon publiku.
Ester Bylyku: I gjithë publiku është kurioz për diçka: A ke punuar ndonjëherë ti moj vajzë?
Aleksia Peleshi: Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale.