“Kam një dyshim për penallti në minutën e 91”, Edlir Tetova e nis intervistën me pretendime: Në pjesën e dytë nuk na rrezikuan

Egnatia ndalet në një barazim 1-1 përballë Tiranës në Niko Dovana. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me golin e Zejnullait, por në startin e të dytës u barazuan nga bardheblutë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij.

“Morëm një gol në tranzicion kur kishim shumë lojtarë tonë në zonë. Të marësh gol në atë moment është për të ardhur keq. Jemi akoma në fazë ndërtimi, nuk është akoma Egnatia që dua unë e cila lëviz topin nga poshtë. Ky pushim i Kombëtares besoj se do të na ndihmojë të kapim ritmin.

Jam i kënaqur, 45 minutat e para ishin shumë të mira. Në pjesën e dytë nuk na rrezikuan shumë përveç golit. Kam një dyshim për minutën 91’ për shtyrjen ndaj Vuthaj dhe mendoj se është penallti.

Ujka direkt titullar? Përderisa kaloi testet, për mua është OK”, tha Tetova.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)