Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi se shumë shpejt, ministra të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çollaku u shpreh se deklaratën e tij e bazon në disa informacione që ka marrë, por edhe duke analizuar ngjarjet politike.
“Mendoj se valës goditëse të kësaj qasjeje të politikës amerikane në Ballkan, nuk do t’i shpëtojë dhe nuk i ka shpëtuar as qeveria dhe mazhoranca. Unë mendoj që “non gratat” kanë trokitur edhe në dyert e mazhorancës. Nuk e di nëse kanë mbërritur, por e sigurt është që shpejt do të trokasin në derën e qeverisë dhe të mazhorancës.
Nga analiza dhe disa informacione të cilat nuk mund t’i bëj publike. Do të goditet edhe mazhoranca edhe qeveria me “non grata”. Kësaj vale goditëse nuk do t’i shpëtojë askush”, theksoi ai.