“Kam disa arsye personale, do të vendos me Demin”, Zekic drejt largimit nga Partizani, trajneri flet për median kroate

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç ka dhënë një deklaratë për mediat kroate përsa i përket të ardhmes. “Sot (të dielën), kemi ndeshjen e radhës në kampionat dhe nesër (sot, e hënë 9 tetor) kam takimin final me presidentin (Gaz Demi). Shpresoj që të kthehem në Kroaci të martën ose të mërkurën”, ka deklaruar ai.

Pra, i bie që sot trajneri Zekiç të takojë presidentin Demi për të gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës. Zekiç u shpreh pas fitores me Kukësin se kërkon të kthehet në Kroaci, pasi ka disa probleme familjare, por e vërteta është se Osijeku po insiton prej ditësh për ta kthyer në drejtim ish-teknikun.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia