Kaina jo në formë dhe Lushkja rikthehet titullar, zbulohet si do të rreshtohet Tirana ndaj Dinamo Batumit

Detajet e fundit në Skënder Halili dhe pastaj Tirana mund ta quajë të konkluduar punën për ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Conference League kundër Dinamo Batumi. Tekniku Orges Shehi, duke parë limitet fizike të disa lojtarëve, kërkon një ndërthurje punë, për të lehtësuar pikërisht ngarkesën e tyre në fushën e lojës. Bardheblutë nuk do të ndryshojnë shumë në prapavijë, me vetëm Përgjonin, që mund të marrë vendin e Micit, por kjo është një cështje që Shehi do ta vendosë vetëm pas seancës së fundit zyrtare në Gjeorgji.

Ajo që është e sigurtë është se Lushkja do të rikthehet të marrë vendin e tij në fushë e jo vetëm sepse shënoi golin e barazimit në ndeshjen e parë. Regi ka përmirësim të ndjeshëm të kondicionit dhe garanton prezencë të vazhdueshme në zonë, ashtu si në fakt edhe Hila. Ky fakt i bën të dy lojtarët të jenë përpara hierarkisë me një mes Jonuzit e Deliut që duhet t’i hapë vend. Kaina Nunes po punon me grupin por jo me ngarkesë të plotë e lojtari nuk është ende gati për të përballuar 90 minuta, pas virozës që e sfiliti përpara ndeshjes së parë.

Tirana ka planifikuar të fitojë kohë, për të shpërndarë lodhjen e transfertës. Kështu, bardheblutë do të fluturojnë të mërkurën në orën 6.30 dhe duhet të arrijnë në Batumi rreth orës 9. Pastaj stërvitja zyrtare, në orarin e sfidës së të enjtes, në orën 19.00 dhe konferenca për shtyp. Kthimi është programuar menjëherë pas ndeshjes, me fluturimin carter, nga ku bardheblutë shpresojnë të zbresin në kryeqytet si të kualifikuar…

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)