309
Egnatia bëhet gati për të bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Klubi rrogozhinas është në bisedime të avancuara me sulmuesin nga Guinea-Bisau, Toni Gomes.
Lojtari 24-vjeçar është prodhim i klubit gjigant anglez, Liverpul, teksa ka luajtur në të gjitha grupmoshat e akademisë së kuqe, e më pas me ekipin U-23. Toni Gomes ka mundur të luaj me ekipin e parë të Liverpulit vetëm në një miqësore kundër Mainzit në gushtin e vitit 2016, teksa ka qenë në fushë për 44 minuta.
Sulmuesi i krahut të majtë ka luajtur në vitet e fundit në Portugali, Egjipt dhe Turqi, ndërsa në sezonin 2022- 2023 ka qenë pjesë e Zirës në kampionatin azerbajxhanas.