112
Tani thjesht ka mbetur që Bora dhe Donaldi të flasin vetë për marrëdhënien e tyre dhe ta bëjnë publike zyrtarisht.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-konkurrenti i Përputhen, Astriti, i cili ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe si një person që ka takuar Borën përditë për disa muaj sigurisht që mund të dinte diçka më shumë.
Astriti u shpreh se gjatë situatave të bujshme gjatë Big Brother Vip, Bora Zemani ka qenë disi nervoze dhe në siklet, por kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar.
Ai shtoi se tashmë Borës i është rikthyer shkëlqimi dhe ndihet më e qetë dhe kjo për shkak të rikthimit e reflektimit të Donaldit.
Ndër të tjera Astriti tha:
“Patjetër që e kemi ndjerë ndryshimin e Borës, ne ishim aty çdo ditë bashkë në një studio.”