Ka luajtur me të dyja skuadrat e kryeqytetit, Elis Bakaj analizon derbin Tirana-Dinamo: Sfidë e paparashikueshme, mendoj se…

Të dielën, java e 28-të ul siparin me derbin kryeqytetas Tirana-Dinamo. Dy skuadrat janë me 36 pikë, e në kërkim të parakalimit të Skënderbeut për një vend në Final Four. Bardheblutë nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe Fagu mbetet në kërkim të suksesit të parë që kur është ulur në pankinën e kryeqytetasve.

Në pozita disi më komode Dinamo, por që fitorja kthehet në detyrim. Në lidhje me këtë përballje, ka folur ish-sulmuesi i të dyja skuadrave Elis Bakaj.

“Derbi është derbi, asnjëherë nuk i dihet. Unë kam patur fatin të jem në të gjitha anët sa i përket lojës së një derbi. është një sfidë e paparashikueshme. Ai që jep një mendim që do fitojë Tirana ose Dinamo ia ka fut kot,” ishte përgjigja e Elis Bakaj-t.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës