252
Të dielën, java e 28-të ul siparin me derbin kryeqytetas Tirana-Dinamo. Dy skuadrat janë me 36 pikë, e në kërkim të parakalimit të Skënderbeut për një vend në Final Four. Bardheblutë nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe Fagu mbetet në kërkim të suksesit të parë që kur është ulur në pankinën e kryeqytetasve.
Në pozita disi më komode Dinamo, por që fitorja kthehet në detyrim. Në lidhje me këtë përballje, ka folur ish-sulmuesi i të dyja skuadrave Elis Bakaj.
“Derbi është derbi, asnjëherë nuk i dihet. Unë kam patur fatin të jem në të gjitha anët sa i përket lojës së një derbi. është një sfidë e paparashikueshme. Ai që jep një mendim që do fitojë Tirana ose Dinamo ia ka fut kot,” ishte përgjigja e Elis Bakaj-t.