Ka gjykuar finalen e Superkupës së Kosovës, zbulohet arbitri i ndeshjes Partizani-Astana

by KLIKOJE.AL

Partizani do të luajë më 31 gusht sfidën e kthimit me Astanën, takim i vlefshëm për “Play-Off”-in e Conference League. Përballja e parë e zhvilluar në Kazakistan ka përfunduar në favor të kazakve me shifrat 1-0.

Demat do të synojnë që në sfidën e kthimit të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin në grupet e Conferencë. Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet në “Elbasan Arena”, por të kuqtë po luajnë të gjitha “kartat” që të luajnë në “Air Albania”.

Gjithësesi UEFA ka vendosur se kush do të gjykojë këtë sfidë. Një skuadër arbitrash nga turqia do të gjykojnë demat. Abdulkadir Bitigen do të jetë kryesorë, i cili do të ndihmohet Ceyhum Sesiguzel dhe Mustafa Savranlar, ndërkohë i katërt do të jetë bahattin Bimsek.

Vlen të theksohet se Bitigen ka një eksperiencë të madhe në Turqi, ndërsa ka gjykuar gjithashtu në gjysmëfinalen e parë në Conference League, sfidën mes West Ham dhe Az Alkmar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.