Ka fituar dy kampionate me Tiranën, sulmuesi harron të shkuarën si bardheblu: E eleminojmë nga Kupa, Kukësi nuk fal asgjë!

Mario Beshiraj rikthehu te fitorja Kukësin pas 5 muajsh mungesë. Goli i sulmuesit në sfidën ndaj Laçit i dha tre pikë ekipit verilindor që tashmë shpreson te mbijetesa. Skuadra drejtuar nga Bledar Devolli ka njohur dje edhe rivalin e Kupës, me shortin që në gjysmëfinale i ka vënë përballë bardheblutë. 24-vjeçari ka fituar dy kampionate me Tiranën dikur, por me Kukësin e tij shpreson që të jenë ata që do të kalojnë në finale dhe pse jo ta fitojnë këtë trofe.

“Të them të drejtën e prisja deri diku këtë short në një përballje në gjysmëfinale me Tiranën. Çdo vit bardheblutë i tentojnë të dyja trofetë, por shpresoj që te Kupa ata të dalin duarbosh .Kukësi nuk fal asgjë deri në fund”, ishte deklarata e, Mario Beshiraj-t.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)