Jurguens Montenegro, sulmuesi që do të zëvendësojë Dwamanen, zbulohet sa ka paguar klubi rrogozhinas për kartonin e tij

by S.M

Egnatia duket se ka gati “gjahtarin” e golit. Raphael Dwamena ka lënë një boshllëk në repartin e sulmit te rrogozhinasit, të cilët tashmë kanë gjetur zëvendësuesin ideal të kapitenit të tyre.

Jurguens Montenegro është qendërsulmuesi që ka arritur akordin me klubin rrogozhinas, pasi ishte pjesë e LD Alajuelense në Costa Rica. Mësohet se rrogozhinast kanë shpenzuar plot 150 mijë euro për shërbimet e tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Një shumë e konsiderueshme nga rrogozhinasit, të cilët nuk kursehen për t’i sjellë Edlir Tetovës sulmuesin e kërkuar në mënyrë që skuadra të vazhdojë me rezultatet pozitive për të arritur te obejtivi vendosur nga klubi.

Kujtojmë se sulmuesi ka luajtur në 21 ndeshje isi titullar i padiskutueshëm duke gjetur rrjetën 5 herë dhe dhënë 3 asistime. Montenegro do të jetë në dispozicion të trajnerit Tetova nga janari.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.