Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Teksa kaq qenë duke biseduar me Julin, Heidi ka treguar se cilët janë finalistët e këtij edicioni sipas saj. Romeo tashmë është shpallur si finalisti i parë dhe sipas Heidit me të do jenë Juli, Egla dhe se ajon është në ‘luftë’ me Meritonin.
Juli: Meritoni po mundohet të bëjë të mirin, ai ka bo gjithë kohës, tani thotë unë kam mësuar. Por nuk bëhet kjo me të thënme
Heidi: Çfarë nuk ka bërë
Juli: Ku do që ta çojë këtë gjënë me ty sepse nuk e kuptoj
Heidi: Unë them që shihen njerëzit që janë shumë të fortë, sipas mendimit tonë këtu brenda. P.sh., je ti edhe Romeo. Ky është mendimi im, mund të më shohë dhe mua si të favorizuar dhe për të kapur vendin e kësaj në finale, hajde ti biem kësaj. Meritoni e shikon luftën me mua.
Juli: Të zëri vendin tënd, për të bërë rrokadë në finale
Heidi: Kështu e mendoj, e do debatin me mua. E sheh luftën me mua
Juli: Po për të zënë vendin tënd në finale
Heidi: Ti, Romeo, edhe Elga e fortë. Dhe unë ose ai, zëvendësim.