“Ju pret ferri në Tiranë, në stadium dhe në rrugë”, Jasir Asani tmerron çekët përpara përballjes

Jasir Asani është kthyer në lojtari lider te kombëtarja shqiptare. Ish-i i Partizanit ka arritur të shpërblejë siç duhet besimin e trajnerit Sylvinho , teksa ka shënuar ‘Eurogola’ me fanelën kuqezi.

Pikërisht 28-vjeçari ka folur për mediat çeke para kësaj sfide, ndërsa ka paralajmëruar kundërshtarët për atë çfarë do t’i presë në Shqipëri. Në intervistën për “iDNES Premium”, Asani ka theksuar se në “Air Albania” i pret “ferri” pasi eurofia ka kapluar të gjithë tifozët, ndërsa do të sigurojnë patjetër fitoren pasi duam europianin. “Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje.

Ju kujtohet barazimi i 1-1 me Çekinë në sfidën e parë? Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”, ka deklaruar Asani.

Kujtojmë se ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:45 në “Air Albania” do të përplasin “brirët” mes tyre kombëtarja shqiptare dhe Çekia. Takim ky shumë i rëndësishëm për kualifikimin në Euro 2024.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave