“Ju falni djersën dhe sinqeritetin”/ Tifozët e Kosovës mesazh të qartë lojtarëve gjatë ndeshjes me Bjellorusinë, shfaqin foton e Adem Jasharit

by KLIKOJE.AL

Tifo-grupi “Dardanët” kanë shpalosur një pankartë gjatë ndeshjes me Bjellorusinë. Kosova luan kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024. Ndeshja ka filluar në orën 20:45, me një prezencë jo të kënaqshme të tifozëve. Megjithatë, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë braktisur Kosovën, duke i përkrahur nga tribuna.

Përveç brohoritjeve dhe këngëve, tifogrupi i Kosovës ishte përkujdesur edhe për një thënie emocionuese me fotografi të Adem Jasharit, të vendosur në një pankartë:

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruhej në koreografinë e Dardanëve, ku në të dy anët ishte edhe fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.