Dikur pjesë e Real Madrid, Flamurtari firmos me mesfushorin spanjoll (EMRI)

Jose Rodrigez

Jose Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit, sipas gazetës “Panorama Sport”, futbollisti 30-vjecar do të firmosë me klubin vlonjat. Në të shkuarën, mesfushori ka luajtur më parë me Real Madrid në Champions, si dhe ka shënuar gol në një ndeshje kupe. Murinjo ishte ai që i dha mundësinë e parë te Reali në vitin 2012.

Jose Rodrigez luan në mesfushë, ndërsa është pa skuadër prej thuajse një viti. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor. Mesfushori ka karrierë të pasur në Spanjë, Turqi, Gjermani, Izrael, Holandë dhe Belgjikë. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 350 mijë euro. Kjo mund të konsiderohet goditje e Flamurtarit. Në kampin vlonjat është treguar se do të shpenzohen shifra marramendëse, për të rikthyer sukseset.

LEXO ME SHUME:Shqiponja jonë, klubi spanjoll prezanton ish-futbollistin e Partizanit me stil ndryshe (video)

 

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)