Jo vetëm zyrtarizime, Egnatia konfirmon largimin e mbrojtësit në kampionatin rumun

Hysen Memolla largohet zyrtarisht nga Egnatia. “Djali i shtëpisë”, mbyll aventurën e tij në Rrogozhinë pas 2 vitesh, për të nisur një të re me ekipin rumun të Chindia. Këta të fundit militojnë në ligën e dytë rumune dhe Memolla do t’u bashkohet në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

Lajmin për transferimin e Hysen Memollës e ka bërë të ditur vetë klubi rumun me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku mirëpret mbrojtësin dhe tregon për ish-skuadrat e këtij të fundit.

Memolla vendosi të largohej nga Egnatia, ku këtë sezon nuk pati minutat e mjaftueshme për shkak të konkurrencës me mbrojtësin tjetër të majtë, Ndrecën. Teksa në sezonin aktual, 31-vjeçari ka luajtur vetëm 12 ndeshje, mes Superiores, Kupës dhe Conference League.

Related posts

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)