Jo vetëm vëllezërit Selmani pjesë e futbollit, babai i tyre bëhet president i klubit shqiptar

by KLIKOJE.AL

Prej vitesh, Iliria e Fushë-Krujës po has probleme në Kategorinë e Dytë. Financat mungojnë, Bashkia e cila disponon aksionet nuk është e aftë të ndërtojë një skuadër të aftë për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë. Pavarësisht këtyre problemeve, Iliria ia ka dalë të qëndrojë në Kategorinë e Dytë edhe pse me shumë sforco.

Megjithatë problemet mund të përfundojnë për ekipin nga Fushë-Kruja pasi Nazmi Selmani, i cili është babai i futbollistëve të mirënjohur dhe njëkohësisht biznesmen do të marrë aksionet e klubit. Mësohet se ditën e hënë do të bëhet prezantimi i tij dhe i stafit dhe më vonë do të nisin përgatitjet për të zhvilluar një merkato sa më cilësore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.