Jo vetëm Orges Shehin! Partizani “boshatis” Tiranën, gati ti marr dy ish-ë të tjerë

Partizani po kalon një formë të shkëlqyer teksa në 6 ndeshjet e fundit ka po kaq fitore duke patur një ecuri perfekte prej plot 18 pikësh maksimale. Të kuqtë kryesojnë renditjen së bashku me Egnatian edhe pse ‘zyrtarisht’ janë pa trajner.

Me largimin e Zoran Zekic, në stol zbriti drejtori Arbër Abilaliaj, por nuk pritet të vijojë në pankinë pavarësisht rezultateve të shkëlqyera. Orges Shehi është drejt emërimit në krye të ‘Demave’, emërim që pritet të vijë gjatë pauzës së Kombëtareve.

Mirëpo, me vete durrsaku do të marrë edhe Artan Karapicin dhe Sebino Plakun, sipas shtypit të shkruar, me të cilët ka punuar së fundmi tek Tirana.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave