Jo vetëm oferta nga Azerbajxhani e Turqia, klubi ukrainas shfaq interes konkret për Hasanin

by S.M

Për Florent Hasanin, veç atyre nga Azerbajxhani e Turqia, interesohen skuadra nga Kroacia apo Arabia, ndërsa së fundmi është edhe Ukraina. Më saktë, Vorskla Poltava. Klubi ukrainas e kërkon, por ende nuk ka një vendim konkret për shitjen e lojtarit në kampionatin ukrainas.

Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon që është i dyti në Shqipëri. Ai la Hungarinë për Superioren, por duket se shumë shpejt sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra të ndryshme.

Halili ka qenë gjithmonë i vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 janar 2024.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.