Jo vetëm Besëlidhja e Tërbuni, bien zyrtarisht dy skuadra të tjera, java e fundit luhet vetëm për play-off dhe play-out

by KLIKOJE.AL

Java e 25-të e Kategorisë së Parë ka dhuruar rezultate shumë interesante, të cilat në fakt kanë dhënë verdiktin e sezonit edhe për dy ekipe të tjera.

Oriku dhe Turbina janë dy skuadrat të cilat do të shoqërojnë Besëlidhjen dhe Tërbunin në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshëm. Edhe pse vlonjatët fituan 4-2 ndaj Lushnjës, kjo nuk u mjaftoi për të qëndruar mes të mirëve pasi diferenca me ekipet që kanë më lart nuk u lejon që të shpresojnë për mbijetesën. Ndërkohë, Turbina u mund 4-1 nga Burreli dhe po ashtu zbret më poshtë.

Në rezultatet e sotme bie në sy kthimi te fitorja i Flamurtarit që kërkon të përforcojë pozitat në zonën play-off, Ndërsa Skënderbeut kishte luksin që të luante një ndeshje të qetë dhe të mundej në shtëpi nga Besa.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.