Luisi mori 4 plagë nga përleshja mes dy 14-vjeçarëve ku vdiq Martin Canaj. I riu në mbrojtje të shokut të tij u plagos rëndë por nga ndërhyrja e shpejtë e një mjeku pranë arriti të shpëtojë dhe tani gjendet jashtë rreziku për jetën. Edhe pse ende në spital shokët e skuadrës së Dinamos kanë surprizuar Luisin në ambientet e spitalit.
Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 bashkë me lojtarët e skuadrës kanë surprizuar sot në spital, Luis Meçen, i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.
Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi mbarë opinion publik.
E teksa Martin Cani atë ditë duhej të kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, 14-vjeçarit ju ndërprenë ëndrrat në mes pas një sherri që degradoi në përdorimin e thikës.
Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi. Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.