Gazetarja kosovare, Albina Zeneli, ka zbuluar detaje në lidhje me krisjen e përfolur mes çiftit të showbizit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut. E ftuar në emisionin “Goodmornins Albanians” në Euronews, Zeneli tha se ka burime të sigurta që i pohojnë se mes çiftit të njohur ka pasur një krisje të fortë.
Ajo tha se problematika mund të ketë lindur për shkak të lajmeve që kanë qarkulluar për të kaluarën e këngëtares, gjë e cila ka shkaktuar xhelozi nga ana e aktorit.
Por Zeneli shtoi se çifti ka mundur ta tejkaloj krizën dhe tani janë sërish së bashku.
“Ata kanë pas një krizë shumë të madhe, por që siduket e kanë tejkaluar, ku i dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre. Unë besoj se ka ndikuar xhelozia, meqënëse për Xhensilën kemi pasur gjithmonë lajme për jetën e saj private në të kaluarën. Unë mendoj se Besi shpërtheu dhe nuk e duroi dot këtë pjesë”, tha Zeneli.