“Jemi akoma në luftë për titullin kampion”, Erbim Fagu jashtë realitetit pas humbjes ndaj Teutes: Najdovski dhe Patrick? Shpresoj që…

Erbim Fagu

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e 29-të të Superiores u mbyll me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të “Djemve të Detit”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

FJALËT E ERBIM FAGUT

NDESHJA-Sigurisht që e kishim përgatitur ndeshjen ndryshe. Nuk e interpretuam ashtu siç duhej, u goditëm me dy gola. Kur goditesh, bie ana psikologjike dhe më pas shkoi gjithçka keq. Nuk është se e ka të bëjë shumë largimi i Nikqit pasi e mbulonim zonën me disa lojtarë, s’mund të them se mund të fitonim po të veproja ndryshe”, tha fillimisht Fagu.

TEUTA-E dinim si do luante Teuta me presing të lartë. E vuajtëm sot edhe finalizimin, nuk ishim të qartë kur dilnim në ¾ pasi kishte konfuzion. Ajo fitore me Dinamon na e rregulloj anën psikologjike, por nuk e di as unë se çfarë përgjigje të jap.”

PATRICK DHE NAJDOVSKI-Najdovski këtë javë është stërvitur rregullisht me ekipin, por do pak kohë të vijë aty ku duhet. Ndërsa Patrick mund të jetë pjesë e 11-shes në ndeshjet e radhës.”

MBROJTJA-Kemi punuar edhe për pjesën difensive, por sot u shënua një gol shumë i bukur që nuk mendoj se ishte faji i mbrojtjes. Ndërsa te goli i dytë duhet të ishim më të vëmendshëm.”

TITULLI KAMPION-Sigurisht që po. Jemi akoma në luftë për final four dhe më pas të mendojmë për të dalë kampion. Në Final-Four mund të dalësh kampion, nuk është e vështirë.”

LEXO MË SHUMË: Tirana ende vuan çështjen e mungesave, mbrojtësi nuk do të jetë ndaj Teutës

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont