Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e 29-të të Superiores u mbyll me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të “Djemve të Detit”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.
FJALËT E ERBIM FAGUT
NDESHJA-Sigurisht që e kishim përgatitur ndeshjen ndryshe. Nuk e interpretuam ashtu siç duhej, u goditëm me dy gola. Kur goditesh, bie ana psikologjike dhe më pas shkoi gjithçka keq. Nuk është se e ka të bëjë shumë largimi i Nikqit pasi e mbulonim zonën me disa lojtarë, s’mund të them se mund të fitonim po të veproja ndryshe”, tha fillimisht Fagu.
TEUTA-E dinim si do luante Teuta me presing të lartë. E vuajtëm sot edhe finalizimin, nuk ishim të qartë kur dilnim në ¾ pasi kishte konfuzion. Ajo fitore me Dinamon na e rregulloj anën psikologjike, por nuk e di as unë se çfarë përgjigje të jap.”
PATRICK DHE NAJDOVSKI-Najdovski këtë javë është stërvitur rregullisht me ekipin, por do pak kohë të vijë aty ku duhet. Ndërsa Patrick mund të jetë pjesë e 11-shes në ndeshjet e radhës.”
MBROJTJA-Kemi punuar edhe për pjesën difensive, por sot u shënua një gol shumë i bukur që nuk mendoj se ishte faji i mbrojtjes. Ndërsa te goli i dytë duhet të ishim më të vëmendshëm.”
TITULLI KAMPION-Sigurisht që po. Jemi akoma në luftë për final four dhe më pas të mendojmë për të dalë kampion. Në Final-Four mund të dalësh kampion, nuk është e vështirë.”