Tifozët e Elbasanit “pushtojnë” kryeqytetin, kërkojnë më tepër se 200 bileta për sfidën me Partizanin

Java

Java e 35 e Abissnet Superiore ka dhuruar rezultate të befasishme dhe që komplikojnë shumë situatën përpara javës së fundit të kampionatit. Bylis ka mposhtur 1-0 Partizanin dhe e ka nxjerrë jashtë zonës Final 4, të marrë tani nga Elbasani pas 1-1 me Vllazninë. Në Elbasan janë me një këmbë në “Final 4” dhe interesimi nga ana e tifozëve për të ndjekur nga afër ndeshjen finale me Partizanin është i madh. Mirëpo, për fat të keq, verdheblutë nuk mund të jenë më shumë se 5% e të pranishmëve në “Arenën e Demave”, çka nënkupton diku te rreth 200 bileta për sektorin e tyre, që do të shiten në Elbasan. Mësohet se të shumtë do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit dhe ta sigurojnë biletën në sektorët e tjerë të stadiumit, ku qëndrojnë edhe tifozët vendës.

ELBASANI-VLLAZNIA 1-1

Java e 35-të, në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1, por që në fund u konsiderua pozitive për të dyja palët. Edhe pse ishin vendasit që dominuan më shumë në aspektin territorial, ishte skuadra shkodrane që kaloi e para në avantazh me golin e Armando Balajt në fillim të pjesës së dytë. Elbasani reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Gjonin, duke siguruar një pikë të rëndësishme. Në minutat e fundit, të dy skuadrat preferuan të administronin rezultatin, në pritje edhe të rezultateve nga ndeshjet e tjera. Ky barazim i ngjit verdheblutë në vendin e katërt dhe i çon shkodranët në vendin e dytë, duke i afruar më shumë me arritjen e objektivave sezonalë.

Related posts

Pogradeci në finalen e Play-Offit, festë e madhe në kampin liqenor; presidenti premio lojtarëve pas suksesit me Burrelin (VIDEO)

Performanca në derbi, La Gazzeta Dello Sport “masakron” Asllanin: Gabon shpesh, lojtari më i dobët (FOTO)

Dinamo “shemb” Vllazninë mes emocioneve, blutë gjejnë finalen pas 14 vitesh mungesë (video)

1 comment

Pogradeci në finalen e Play-Offit, festë e madhe në kampin liqenor 24/04/2025 - 20:46
[…] LEXO ME SHUME:Tifozët e Elbasanit kryeqytetin, kërkojnë më tepër se 200 bileta për sfidën me Partizanin […]

Comments are closed

Add Comment