Merkato në muajin tetor, Vllaznia përfrocohet me ish-kapitenin boshnjak

by KLIKOJE.AL

Jasmin Celikovic pritet të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Kuqeblutë nuk kursehen për përforcimin e ekipit as në tetor, ndërsa në Shkodër raportojnë se qendërmbrojtësi nga Bosnja ndodhet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” duke disktutuar detajet e kontratës.

Jasmin Celikovic është pa ekip prej muajit gusht, për këtë edhe mund të transferohet pa problem. Vlera e tij në “transfermarkt” është 300 mijë euro, që do e bëjë edhe futbollistin më të vlerësuar për qendrën e mbrojtjes së kuqebluve.

26-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Koper në Slloveni. Pasi e nisi karrierën në Kroaci, luajti edhe në Bosnjë, Sllovaki, Greqi dhe Rusi. Në të shkuarën, mbrojtësi ka qenë kapiten i Bosnjës së 21-vjeçarëve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.