Jasir Asani i dëmtuar? Ilir Shulku jep detajet e fundit për gjendjen e sulmuesit të Kombëtares; ka një koment për Hysaj-n

by S.M

Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka folur për RTSH nga qendra stërvitore në Kaiserau ku Shqipëria po vazhdon përgatitjet intensive për sfidën e dytë kundër Kroacisë. Numri dy i futbollit shqiptar foli për gjendjen e Jasir Asanit, që orët e fundit ka shfaqur probleme fizike

“Asani pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Italisë, por shpresojmë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë”, ka thënë Shulku.Goli i dytë i Italisë shënuar nga Barella solli kritika të forta nga tifozët për Elseid Hysaj-n, në një moment mbrojtësi i Kombëtares uli kokën duke i hapur rrugën topit. Shulku thekson se ishte një lëvizje instiktive dhe nuk ka ndërmend të komentojë ato që shkruhen në rrjetet sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.