E TRISHTË! Sulmuesi që u shpall kampion me Egnatian në luftë me jetën, familja bën apel për ndihmë (FOTO)

by S.M

Ish-sulmuesi i Egnatias, James Ayinde është në luftë me jetën, teksa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë, kancer në veshka.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, miqtë e 24-vjeçarit bëjnë apel për ndihmë, që nigeriani të mund të rikthehet në këmbë. Familja e tij i ka shpenzuar të gjitha kursimet për trajtimin e tij dhe e ka të pamundur financiarisht që të vazhdojë trajtimin e James Ayinde.

Ajinde, u shpall kampion me Egnatian në sezonin 2022/23, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Lushnjës. Në Superiore ai numëron 10 ndeshje, ndërkohë që në Kategorinë e Parë u aktivizua 24 ndeshje, ku shënoi 4 gola. Gjithashtu ai ka luajtur edhe 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ku shënoi 1 gol.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.