Është zbardhur deklarata e Dervish Hasit, në seancën e mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit.
Mësohet se mjekur Hasi ka kërkuar të lirohet nga qelia me argumentin se është një nga mjekët më të mirë në vend, e po ashtu se ka rënë pjesë e një kurthi, pasi sipas tij, e gjithë çështja ndaj tij, është ngritur nga një person tjetër. Nga ana tjetër, avokati i tij është shprehur se përderisa nuk është miratuar ende ligji që ndalon poligaminë, Hasi nuk ka kryer asnjë shkelje.
“Kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Video që pretendohet nuk është publikuar askund”, është shprehur mbrojtësi ligjor i mjekut Hasi.
Dervish Hasi akuzohet se ka përdhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht për pornografi një 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si gruan e tij të katërt. Martesën me shumë gra ai e mbulonte me justifikimin se ishte besimtar mysliman dhe feja ja lejon.